Komisionit hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it i janë rikthyer tensionet.
Deputeti Ilir Metaj ka debatuar me kryetaren e Komisionit Albana Vokshi.
Vokshi: Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë 2, 3 sepse jemi në komision hetimor. Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë.
Vokshi: Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Thuaji atij ta mbyllë gojën. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në këtë komision.
Metaj: Faleminderit që më dhanë fjalën. Ne kemi minimalen e sjelljes qytetare për të mos ju ndërprerë edhe kur ai thotë diçka për të cilën nuk jemi dakord. Dilni nga vetja për një moment dhe mos ndërprisni kolegët.
Karriget shoh që ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa kur uleni mbi to. Nëse doni të fitoni kohën e humbur nga djegia e karrigeve mbani shënim gabimet se mbase përmirësoheni.