Mbrojtja kibernetike dhe roli i Shqipërisë në rajon, Rama i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë të premte.

Njoftimin e ka bërë vetë shefi i ekzekutivit ku tregon se ka takuar disa nga personazhet më të rëndësishëm politik, përfshirë dhe homologun e tij grek Mitsotakis.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohej nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Konferenca do të zhvillohet deri ditën e Dielë, ndërsa më herët Kryeministri ka bërë me dije se do të diskutojë në tryezë për mbrojtjen kibernetike, raportet Kosovë-Serbi si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Ëadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”, shkruan kreu i qeverisë.