Katër hyrje të reja do t’i bashkohen shtëpisë së Big Brother Vip Albania 4.
Është producentja, Sara Hoxha ajo që e ka zbuluar një fakt të tillë.
Gjithçka do ndodh në pjesën e tretë të spektaklit. Hyrje që natyrisht do të shtojnë konkurencën teksa emrat që pritet t’i bashkohen janë të shumtë.
Dinamikat e kësaj jave por edhe hyrjet në BBVA4 do diskutohen nga analistët e Replikë.al LIVE në Instagram nga ora 20:45.
Mes aludimeve është rihyrja e Amberit. Banorja ka konfirmuar se do rikthehet në lojë dhe sonte mund të jetë mbrëmja e duhur.
Edhe Xheneta është kandidate për të hyrë në BBVA4. Ish-finalistja e BBVK3 përflitet prej kohësh, kjo e shtyrë edhe nga e historia e dashurisë me Gjestin, por edhe përfshirja e saj në klipin e Prime të shkruar.