Mbrëmja gala e KOKSH, Rama: I përgjigjemi angazhimeve të marra për sportistët elitarë

Kryeministri Edi Rama pranoi se qeveria do të vijojë të mbështesë sportistët elitarë, ndërsa vuri në dukje se shpallja kampion për moshat e reja të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare në disa disiplina është premtuese për të ardhmen.

“Të gjithë ju që jeni këtu meritoni vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin tuaj qoftë në fushën e betejës sportive, trajnerët stafet mbështetëse apo stafet teknik të federatave. Dua t’u siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit duke sjellë në rritje kontributin financiar për komunitetin do ta rrisim më tej. Kam parë rezultatet dhe kemi shumë kampion në mosha më të reja çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim që është një hall më vete për buxhetin. Por ne do të qëndrojmë me dinjitet dhe do t’i përgjigjemi angazhimeve të marra për sportistët elitarë“, theksoi kryeministri.