Mblidhet sot Sekretariati i Etikës, shqyrtohet kërkesa e opozitës për anulimin e votimit në Kuvend
Mblidhet sot në orën 11:30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në seancën plenare të 7 marsit.
Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.
“Të nderuar anëtare te Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, Bej me dije se diten e premte date, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:
1. Shqyrtimin e kërkesës te Grupit Parlamentare te Partise Demokratike per:
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit të Ligjeve.”, thuhet në njoftimin drejtuar anëtarëve të Sekretariatit.