Nesër do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje.
Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe të Rithemelimit kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.
Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.
Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe BalkanWeb që publikuan lajmin të parët për nisjen e negociatave mes palëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ