Mblidhet Konferenca e Kryetarëve/ Do diskutohet programi i punës së Kuvendit, mungon Bardhi dhe Gjekmarkaj

Sot do të mbahet në parlament Konferenca e Kryetarëve. Në Konferencën e Kryetarëve do të flitet për programin e punës së Kuvendit. Në kë mungon kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj, pasi janë përjashtuar pas tensioneve në parlament. Gjithashtu, nesër priten sërish tensione në Kuvend, teksa opozita pritet të vazhdojë atë që e ka quajtur mosbindje civile.