Kreu i PS, Edi Rama mblodhi paraditen e sotme në selinë e PS drejtuesit politik në qarqe.
Tema kryesore e cila është diskutuar ishte pikërisht ajo për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale në vend dhe atë në diasporë.
Në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë.
Drejtuesit politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku më kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Ndërsa në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla, së bashku me disa kryetarë bashkish.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ