Mbledhja e Kryesisë, Rama flet për rikonfirmim kandidatësh për bashkitë: Skuadrën e kemi gati
Kryeministri Edi Rama është ndalur në një komunikim për mediat menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së.
Rama bëri publike disa nga temat e diskutimit gjatë mbledhjes e socialistët në selinë rozë dhe tha se vijon puna për listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe si të thuash sinkronizmin rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetar bashkie, ka vazhduar procesi. Zyrtarizimi do bëhet para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Jemi në linja të përgjithshme, e dimë se cila do jetë skuadra jonë.
Mendojmë që do fitojmë shumë bindshëm, po për hir të së vërtetës dua të jem i drejtpërdrejt, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë në aspektin aritmetik është minimumi. Të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike”, -tha Rama.