Mbledhja e Kryesisë në PS/ Gjiknuri jep detaje: Ja kur do të fillojnë aktivitetet e fushatës

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme kryesinë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri tha se takimet e fushatës elektorale do të nisin javën tjetër, ashtu siç e parashikon dhe Kodi Zgjedhor.

Në mbledhje u diskutua nga të gjithë anëtarët për strategjinë dhe kalendarin e aktiviteteve që shumë shpejt do i bëjmë publike.

Ishin mbledhje organizative ku të gjithë anëtarët e kryesisë dhanë mendimet. Hyjmë të sigurtë me një strategji të mirëmenduar.

Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete masive, nuk duam të bërtasim por t’u tregojmë njerëzve se çfarë pune kemi bërë. Aktivitetet do fillojnë javën tjetër në përputhje me kodin zgjedhor”, tha Gjiknuri.