Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për një komision të tretë hetimor

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar edhe kërkesën e tretë dërguar nga një grupi parlamentar i PD-së Gazment Bardhi si dhe disa deputetë të tjerë të Rithemelimit.

Opozita kërkoi një Komision Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike.

Kjo kërkesë, ishte e bashkëngjitur së bashku me dy kërkesa të tjera të propozuara nga opozita, por që nuk e morën dakordësinë e mazhorancës.

Një kërkesë ishte për ngritjen e një Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve prej sistemit TIMS e ndërsa tjetra lidhej me PPP në koncensionet e sterilizimit. Të treja kërkesat e bëra nga opozita nuk kanë mundur të kenë një konsensus me mazhorancën, andaj pritet që për to të votohet në Kuvend ditën e nesërme. Sidoqoftë, seanca e nesërme plenare nuk do të ketë të pranishëm 8 deputetë pasi në javën që lamë pas bllokuan Foltoren e Kuvendit. Komisioni i Edukimit me propozim të mazhorancës, përjashtoi për 10 ditë 8 deputetë.

Në përditësim…