Mbledhja e Komitetit të Investimeve Shqipëri-Itali, Rama konferencë me Tajanin: Marrëveshja për njohjen e pensioneve pothuajse në përfundim
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani dhe kryeministri Edi Rama kryesuan sot në Farnesina së takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri.
Zv.kryeministri italian Antonio Tajani pas takimit tha se folën për investimet në sektorin e energjisë, në bujqësisë dhe infrastrukturë.
“Angazhim i përforcuar i Italisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Bashkëpunim i shkëlqyer me njëri tjetrin. Ishte një mbledhje shumë pozitive e frytshme. Do të aktivizojmë në mënyrë konkrete vendimet që kemi marrë. Shpresoj që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030. Folëm për investimet në sektroin e energjisë, në bujqësisë dhe infrastrukturë”.– tha Tajani.
Kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve është pothuajse në përfundim.
Lajmi në përditësim…