Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha: Nuk do isha non-grata sot, as dhëndri im në burg, nëse nuk…
Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka deklaruar se Edi Rama kërkon që të asgjësojë opozitën, ndërsa e krahasoi atë me diktatorit Enver Hoxha.
Berisha tha se nëse Hoxha e rrëzoi opozitën me plumba, Rama pavarësisht përpjekje të tij, (jo me plumba), nuk ia ka dalë sipas ish-kryeministrit.
Ai tha se arsyeja se përse u shpall non-grata dhe dhëndri i tij u arrestua, është për shkak se nuk pranoi propozimin e Ramës në 2021, për bashkëqeverisje.
“Kjo histori për të cilën jemi sot këtu, fillon në prillin e 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë, pavarësisht nga lumenjtë e djersës së popullit opozitar. Kërkoi uratën e Berishës për bashkëqeverisje… Nëse do pranoja atë kontratë sot nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin padrejtësisht në burg. Por si ta pranoja këtë pazar me Ramën? Pluralizmi është fëmija im, s’mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollën më ’90. Pasi refuzova këtë propozim, Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës”, tha Berisha.