Mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar/ Rama: Investimet e huaja janë rritur ndjeshëm, duhet të …

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar se ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim shumë të mirë nga Standard&Poor’s.

Ai ka theksuar se investimet e  huaja janë rritur ndjeshëm dhe për këtë ka ndikuar dhe sektori i turizmit. Prandaj, sipas Ramës, duhet të kontribuojmë në arsimin profesional, në mënyrë që të shtohet fuqia punëtore në turizëm.

Sakaq, ai ka shtuar se të gjithë duhet të ndihmojmë që të plotësohet kriteret për t’u integruar në Bashkimin Europian.

“Shumë faleminderit. Po mblidhemi në një kontekst shumë inkurajues për ekonominë tonë, pasi ka marrë një vlerësim shumë të mirë nga Standard&Poor’s. Është hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel të vendeve dhe nga ana tjetër investimet e huaja janë rritur ndjeshëm. Vizioni ynë shkon përtej, pasi ne kemi një potencial të ngjitemi në 4.5 miliardë. Patjetër, ne kemi synim të ngjitemi me një tjetër përmirësim.

Sot teksa shohim të dhënat, trendet nuk është aspak e shfrenuar imagjinata, pasi shohim që turizmi rritet dhe sipërmarrja në turizëm nuk shtron problemin e pagave, por shtron problemin se të ketë të paguaj. Nga ana tjetër ne duam të kemi më shumë kontribut në të gjithë faktorët e tjerë ekonomik, se si do të parashtrojmë arsimin profesional në funksion të tregut dhe sigurisht dhe për moshat që nuk janë më mosha shkolle.

Edhe e fundit por jo për nga rëndësia, projektligji për dhomën ekonomike tregtare që është shumë i rëndësishëm, duhet t’ia imponojë të gjithëve të drejtën e regjistrimit si në çdo vend të tregut. Është një proces ku pushteti ekzekutiv, gjyqësor kanë detyrat e tyre që duhet t’i përmbushin sepse do të integrohet Shqipëria në BE. Do të ketë kostot e pashmangshme në këtë proces, do të duhet të bëjë sakrificat e veta në këtë proces. Do të duhet një emërues i përbashkët në këtë proces dhe kërkon dije, që nga mënyra se si funksion integrimi europian”, tha ndër të tjera Rama.