Deputeti Plarent Ndreca ka dalë nga ambientet e SPAK pasi u mor i pandehur për akuzën e shkeljes e pabarazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohen kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Duke buzëqeshur nga kamera, Ndreca nuk dha asnjë koment. Deputeti i Partisë Socialiste u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 25 tetor.
Vetë Ndreca nuk ishte i pranishëm po përfaqësohej nga avokati Ermal Yzeiraj. Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtar të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Tags:
plarent ndreca
Regjistrohu në buletinin tonë informativ