Mbi 5 orë në SPAK, Monika Kryemadhi: U ballafaqova me akuzat që kanë ngritur

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK ka dhënë një komunikim për mediat.

E pyetur nga gazetarët rreth arsyes që është thirrur, Kryemadhi është shprehur:

”Isha për tu përgjigjur rreth padisë së rremë që ka bërë Veliaj me suflerët, shërbëtorët e tij.

Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të të dhënave të mia dhe ato që ka mbledhur SPAK ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë për akuzat që kanë ngritur.

Besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe të përgjigjeve, e firmosa me vetëdije të plotë duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare, deputete, bashkëshorte, nënë.
Isha në cilësinë e personit që ka dijeni.

Padia që është dorëzuar në SPAK nga dy ushtarët e bindur të Veliajt, është paditur nëna ime, vëllai dhe fëmijët e mi.

Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike” tha ajo për gazetarët.