Marrja në pyetje po bëhet në ambientet e Komisariatit nr.3 në kryeqytet, Dobin, edhe më të gjatë, ndërsa parashikohet që ajo të pyetet për 4 orë.
TIRANË– Rozeta Dobi, pastruesja që akuzohet për vjedhjen e parave në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, po merret sërish në pyetje. Marrja në pyetje po bëhet në ambientet e Komisariatit nr.3 në kryeqytet, Dobin, edhe më të gjatë, ndërsa parashikohet që ajo të pyetet për 4 orë.
Kjo pasi pak para arrestimit të Alda Klosit, Dobi u mor në pyetje por nuk ka treguar se të kujt janë rreth 400 mijë euo që mbetën “pa zot” e deri më tani nuk janë kërkuar nga askush. Ndërkohë që Dobi po merret në pyetje, Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosin, ndërsa masa për të pritet të jepet nesër në orën 10:30.