Mbi 3 orë në SPAK për Inceneratorin e Tiranës, Balluku: Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël, koha të zbardhet
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë pas më shumë se tre orësh nga SPAK.
Interesit të gazetarëve, Balluku iu përgjigj se ishte thirrur në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Balluku: Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës.
Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje.
Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve.
Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur.
Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.