Mbi 234 pasuri të sekuestruara, llogari bankare dhe tokë! Prokuroria zbardh bilancin e vitit 2024
Gjatë 2024 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, nga një analiza e kryer mbi të dhënat nga prokuroritë dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë vitit 2024, rezultojne mbi 234 pasuri të sekuestruara në total me vlerë të përcaktuar, mbi 290 milionë lekë dhe 48 milionë euro, ndër të cilat 125 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfaqe mbi 314,679 m’ dhe vlerë mbi 280 milionë lekë dhe 37 milionë euro, 62 pasuri të luajtshme rreth 1 milion euro dhe 67 llogari bankare mbi 10 milionë euro.
Treguesit e konfiskimeve gjatë vitit 2024, dëshmojnë për mbi 89 pasuri të konfiskuara, me vlerë mbi 163 milionë lekë, ndër të cilat 79 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfage mbi 20,542 m’ dhe vlerë mbi 90 milionë lekë, 3 pasuri të luajtshme, 4 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare, 1 titull pronësie dhe para kesh.
Sa i përket të dhënave statistikore të vitit 2024:
Referuar të dhënave statistikore, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, për vitin 2024 janë regjistruar 1656 procedime penale, me 1238 të pandehur ose me rritje 18,62 % të procedimeve dhe rritje 14,84 % të të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2023.
Janë dërguar për giykim 1124 procedime me 1194 të pandehur, ose me rritje prej 12,85 % të procedimeve dhe rritje 13,93 % e të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2023.
Efektiviteti i ndjekjes penale në kryerjen e hetimeve dhe ndjekjen për veprën penale të dhunës në familje në vitin 2024 është i lartë, ku evidentohet se kemi një rritje prej 12,85 % të procedimeve të dërguara për gjykim krahasuar me vitin 2023, ndërkohë që raporti i çështjeve të dërguara në giyq është shumë me i lartë krahasuar me ato të pushuara (79,45 % dërguar gjyqit dhe 20,55 % të pushuara).
Lidhur me ashpërsimin e politikës penale për veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 130/a i Kodit Penal, të dhënat statistikore evidentojnë se kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit janë të ashpra, ku 88,86 % janë körkesa per masa sigurimi me arrest, që perbën rritje në krahasim me vitin 2023 ku kerkesat për arrest ishin në masën 87,35 %.
Lidhur me körkesat për caktimin e dënimit, për të pandehurit e akuzuar për këtë vepër penale rezulton se 64,56 % e kërkesave janë për caktimin e dënimit me burg dhe 34,44 % e kërkesave janë për caktimin e alternativave të dënimit me burg tregues në rritje krahasuar me vitin 2023 ku 61,82 % e kërkesave rezultonin për caktimin e dënimit me burg dhe pjesa tjetër për caktimin e alternativave të denimit me burgim.
Lidhur me të miturit viktima, sipas të dhënave statistikore, evidentohet se janë regjistruar 722 procedime/çështje me 747 viktima të mitura, prej të cilëve 370 femra dhe 377 meshkuj.
Për grupveprat penale “Krimet seksuale”, Seksioni VI, Kreu III, për vitin 2024 vërehet se janë regjistruar 161 procedime penale, me 87 të pandehur, ose me rritje prej 29,84% të procedimeve dhe me rritje prej 26,09% të të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2023. Janë dërguar për gjykim 81 procedime me 85 të pandehur, ose me rritje prej 52,83% të procedimeve dhe rritje prej 46,55% të të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2023.
Kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit për persona që kanë kryer krime seksuale janë të ashpra, ku të gjitha kërkesat janë për masa sigurimi me arrest. E njëjta politikë vërehet edhe në lidhje me kërkesat për caktimin e dënimit për të pandehurit e akuzuar për këto krime. Kështu, 85,94% e kërkesave janë për caktimin e dënimit me burg dhe vetëm 14,06% për caktimin e alternativave të dënimit me burg.