“Mbi 22,000 shqiptarë kanë marrë viza amerikane“, Ambasada e SHBA-ve iu drejtohet shqiptarëve
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar sot me një deklaratë në lidhje me 10-vjetorin e lëshimit të vizave për shqiptarët.
Në deklaratën e ambasadës thuhet se deri më tani 22,000 shqiptarë kanë marrë viza amerikane.
“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër.
Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve.
Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.