Pas dy orë e gjysmë tensionesh jashtë Kuvendit, seanca parlamentare e cila nisi rreth orës 10 dhe përfundoi pas 30 minutash punime. Ndërsa mazhoranca arriti të sigurojë kuorumin, ku 71 deputetë ishin të pranishëm në seancën plenare. Gjithashtu në këtë seancë u arrit të miratohen projektligjet në rend dite.
Seancë plenare, 3 Tetor 2024
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.
2. Njoftime
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.