Mbi 1 orë dëshmi në SPAK, Tom Doshi zbulon arsyen e thirrjes në Prokurorinë e Posaçme
Kreu i PSD, Tom Doshi ka zbuluar edhe arsyen e thirrjes në SPAK.
Pas rreth 1 orë e gjysmë dëshmi përballë gjyqtarëve të Prokurorisë së Posaçme, Doshi ka lënë ambientet e saj, teksa për mediat ka pranuar se ishte si person në dijeni për një rast të krimit zgjedhor.
“Kam bërë një takim elektoral në Rrogozhinë, një nga personat që takova ishte në përgjim. Asnjëherë nuk do votoj për shkrirjen e SPAK. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”“, tha Doshi pasi doli nga SPAK.
Kujtojmë se më herët Tom Doshi ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit.
Doshi ka qenë deputet me PS për tre mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021.
Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjëra.
View this post on Instagram