Mbeti i plagosur në atentat, 11-vjeçari drejt Italisë për trajtim të specializuar

Pas Marko Demiraj dhe vëllai i tij, Dior Demiraj do të trajtohet në spital jashtë vendit.

11-vjeçari është nisur me një avion ambulancë drejt Romës. Dy vëllezërit dhe dy persona të tjerë mbeten të plagosur nga atentati në Lundër mbrëmjen e 17 prillit.

DINAMIKA E NGJARJES

Dyshohet se shoferi, i cili mbeti i plagosur ka humbur ndjenjat dhe makina është përplasur. Të plagosurit me armë zjarri janë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Mësohet se të plagosurit, janë fëmijët e drejtorit të kompanisë private të sigurimit “Pelican Security”.

Ndërsa, Arenc Stafa është shoferi i familjes Demiraj që jeton në zonë rezidenciale Rolling Hills në Lundër. Makina një tip “Benz G-class”, rezulton se është në pronësi të një vajze 23-vjeçare.