Mbështetja financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit, Rama takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite zyrtare në Luksemburg zhvilloi një takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calvino.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama shkruan se gjatë takimit u diskutua lidhur me mbështetjen financiare e teknike për Shqipërinë dhe rajonin.

“Në Bankën Europiane të Investimeve për të rritur mbështetjen financiare e teknike ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si edhe në panelin e organizuar nga BEI për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.