Mbërrin në spital me plagë në kokë nga armë zjarri një 17-vjeçare, detajet e para

Një vajzë rreth 17 vjeç është paraqitur ditën e sotme në spital me plagë të shkaktuar nga armë zjarri, konkretisht në zonën e kokës.

Sipas burimeve spitalore, e reja ka qenë në gjendje të koshientë në momentin e mbërritjes dhe është shoqëruar në urgjencë nga familjarët e saj.

Për shkak të gjendjes së rëndë ajo do niset drejt Traumës në Tiranë.