Mbërrin në Shëngjin anija e rojes bregdetare italiane, do marrë 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër
- 1 February, 2025
Anija e rojës bregdetare italiane ka mbërritur në portin e Shëngjinit për të marrë 43 refugjatët, të cilët ishin akomoduar në Gjadër, dhe për t’i kthyer ata në Itali.
Emigrantët kishin mbërritur në Shqipëri të martën, duke u shpëtuar nga një situatë e pasigurisë në vendet e tyre të origjinës, por pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës, ata do të riatdhesohen në shtetin fqinj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ