Ka mbërritur në Gaza, anija e parë, që transportonte ndihma humanitare nga korridori humanitar i Qipros. Anija në fjalë shkarkoi dje 200 tonë ushqime, si pjesë e përpjekjes për të parandaluar që banorët të vdisnin nga uria. “Pavarësisht vështirësive, puna në Gaza nuk u ndal për të shkarkuar 200 tonë ushqime.
Shpresojmë që ky korridor që po hapim sot të jetë një rrugë paralele me ato tokësore për të ndihmuar popullin e Gazës”, sqarohet në deklaratë.Anija Open Arms ishte në gjendje të arrinte në Rripin e Gazës, ku nuk ka port mallrash, për t’u shkarkuar, ndërsa iu nënshtrua një “kontrolli të plotë sigurie”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ