Mbërrijnë kutitë e votimit në qendrën e numërimit tek shkolla “Vasil Shanto”

Kutitë e votimit të njësisë nr.5 në Tiranë kanë mbërritur në ambientet e palestrës së shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ku ndodhet qendra e Numërimit.

Mësohet se kutitë e votimit shoqërohen nga forcat e policisë së shtetit me qëllim garantimin e një procesi të sigurt dhe transparent.