Mbante kallashnikov dhe u konfliktua për motive të dobëta, arrestohet 35-vjeçari në Durrës
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta në një lokal dhe me vete mbante kallashnikov.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Patrullës së Përgjithshme në lokalin ku u konfliktua është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti me armë zjarri.
Sipas policisë nga kontrollet është konstatuar se njëri nga shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Geront Vrioni, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, kishte me vete një armë zjarri kallashnikov.
35-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe i sekuestruan atij, armën e zjarrit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.