Mbante armë zjarri pa leje dhe municion në banesë, pranga 55-vjeçarit në Gramsh

Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Gramash pasi mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe municion.55-vjeçari ishte kallëzuar nga fqinji i tij më te cilin kishte pasur një konflikt për dëmtimin e një peme frutore në fshatin Shënmrizë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënmrizë dhe sot (19 Gusht) prangosën gjatë operacionit të koduar “Indicia”, 55-vjeçarin Ismet Rama, duke e izoluar në paraburgim.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, policia sekuestroi armën e zjarrit dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prerja e druve dekorative dhe frutore”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.