Mbante armë pa leje/ Arrestohet një person dhe tre të tjerë janë kërkim

Tiranë

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N.Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Check Also

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU

  Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *