Mbahet sot seanca për rekursin e Berishës për masën e sigurisë, në agjendë edhe kërkesa për kthimin në burg të Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kundërshton masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Berisha nuk e zbatoi këtë masë pasi e konsideroi anti-kushtetuese për shkak se SPAK nuk mori autorizim në Kuvend.

Po sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK që kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.

 

 

Berisha dhe Malltezi janë të dy në arrest shtëpie.