Mbahet protesta e 10-të e opozitës/ Digjet masivi gomave para bashkisë


Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet këtë të martë dhe protesta e 10-të e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Kjo protestë e radhës shënoi një ndryshim të skenarit nga ana e organizatorëve, ku në ndryshim nga hedhja e mjeteve shpërthyese në drejtim të godinës, u dogjën disa goma makinash.

Një numër i lartë forcave të policisë kishin rrethuar zonën për mbarëvajtjen e protestës, duke vendosur dhe një gardh metalik që ndante efektivët nga qytetarët.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.