Mbahet premiera e shfaqjes televizive “Grease: Rise of the Pink Ladies”
Filmi ikonik muzikor “Grease” i vitit 1978 po zgjeron universin e tij me shfaqjen e re televizive “Grease: Rise of the Pink Ladies”. I vendosur katër vjet përpara romancës së Danny Zuko dhe Sandy Olsson, të luajtur në film nga John Travolta dhe Olivia Newton-John, shfaqja tregon se si u formuan fillimisht the pink lady të filmit.The Pink Lady këtë herë përbëhen nga Jane e luajtur nga Marisa Davila, Olivia e luajtur nga Cheyenne Isabel Wells, Cynthia nga Ari Notartomaso dhe Nancy nga Tricia Fukuhara.
Në film shfaqen të gjitha sprovat dhe mundimet e nxënësve të shkollës së mesme Rydell.
“Ne mund të tregojmë histori të njerëzve që keni parë në sfondin e “Grease”. Është vërtet emocionuese të jesh në gjendje t’u japim atyre personazheve një zë dhe për shkak se kemi 10 episode, kemi kaq shumë kohë për t’u futur më thellë në to”. Ekziston gjithashtu një përgjegjësi e madhe për të përmbushur këtë trashëgimi dhe për të qenë pjesë e diçkaje që është kaq ikonike”.
Filmi origjinal trajtonte frikën e shtatzënisë, thyerjen e zemrës dhe dështimin në shkollë. Seritë trajtojne disa nga këto çështje dhe më shumë.Shfaqja përmban 30 këngë në dhjetë episodet e saj, të kompletuara me numra kërcimi të koreografive nga Jamal Sims, dhe muzika, e re dhe e vjetër, është shkruar dhe përshtatur nga Justin Tranter, i cili ka shkruar hite për yje të shumtë të popit, duke përfshirë Lady Gaga, Ariana Grande. , Justin Bieber dhe Kelly Clarkson.’Grease: Rise of the Pink Ladies’ fillon transmetimin në Paramount+ më 6 prill.