Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve transferoi dje në paraburgimin e Durrësit Alfred Belerin dhe Lefter Allën.
Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në kryeqytet për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.
Çështja “Beleri” u bë shkak për mungesën e Kryeministrit Edi Rama në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit në Athinë. Greqia ashpërsoi qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e Fredi Belerit.
Ministri grek i Punëve dhe Çështjeve Sociale ka deklaruar se mungesa e ftesës ndaj Ramës në takimin e liderëve të Ballkanit, mbrëmjen e kësaj të hëne, është mesazh i qartë ndaj Tiranës zyrtare.
Ministri grek, Andronis Geordiadis, paralajmëroi gjithashtu Shqipërinë me pengesa në integrimin europian dhe përfitimin e fondeve nga BE nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryetar i Bashkisë se Himarës.
Ministri grek i Punës bëri të ditur edhe se Greqia nuk do të mirëpresë as vendosjen e një kryetari tjetër e as zgjedhje të reja në bashkinë jugore të vendit.
Sipas tij, kjo do të ndikonte në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve për një afat të pacaktuar.