Mazhoranca dhe opozita gjejnë konsensusin: Rriten rrogat e deputetëve dhe ministrave

Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave.

Vendimi është miratuar teksa po diskutohej pr.ligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës.

Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin për rritjen e pagave në administratë, ndërkohë që nuk është përfshirë ndryshimi i rrogave për deputetët dhe ministrat.

 

Diskutimi që nisi para zgjedhjeve u bllokua në këtë komision për shkak se deputetët kërkuan që të përfshiheshin edhe ata në skemën e rritjes së pagave.