Maturanti surprizon studion: Do doja të isha si brezi juaj, ne jemi gjenerata “Z”

Hendeku mes brezave në një shoqëri ka qënë shpesh temë diskutimi.

Ndryshimet e mëdha mes tyre kanë bërë që të ketë të mirat dhe të këqijat e veta.

Por, për maturantin, Ildi Stafa, i cili i përket gjeneratës së njohur si ajo “Z”, diçka nuk është e mirë për këtë grupmoshë, detaj që e shikon më të theksuar tek prindërit e tij.

“E quajmë veten gjenerata “Z”. Jemi gjenerata e modernitetit, kemi teknologjinë pjesë tonën, rrjetet sociale dhe këto të gjitha. Jemi një brez komplet tjetër nga brezi juaj. Jemi një brez që kemi mendime të tjera, kemi qasje të tjera, emocione të tjera, kemi ndikim tjetër në shoqëri. Mua do të më pëlqente që të isha pjesë e brezit tuaj. Mendoj që brezi i prindërve të mi kanë vlera shumë të larta dhe mentaliteti që ka brezi juaj ka mbijetuar në Shqipëri dhe ka vlera të larta. Si brez do të kërkoja që të ishim më shumë me këmbë në tokë sepse ne si brez i kemi pasur të gjithë të mirat, diçka që brezi juaj nuk i ka pasur. Prandaj them që do e doja brezin tuaj” tha maturanti Stafa në emisionin “Top Story” në Top Channel.