Matura Shtetërore/ Sot provimi i dytë, 27 mijë maturantë testohen për njohuritë në Gjuhën Shqipe

Zhvillohet ditën e sotme provimi i dytë i Maturës Shtetërore, i cili është në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Në të gjithë vendin pritet t’i nënshtrohen testimit 27 mijë maturantë. Ndërkohë gjimnazet e Shqipërisë ashtu si dhe në provimin e parë dhe këtë herë do të jenë nën masa të shtuara sigurie dhe monitorimi.

Provimi i radhës do të jetë në lëndën e Matematikës, më 17 qershor, ndërsa testi për Lëndën me Zgjedhje do të mbahet më 24 qershor.