Matura Shtetërore/ As 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës

Tezat e matematikës janë publikuar në rrjetet sociale vetëm pak minuta pasi ka nisur provimi. Publikimi është bërë përpara se të përfundonin 30 minutat e para.

Ky fenomen i përsëritur ndodh thuajse në çdo provim të Maturës Shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit, sot rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të matematikës, i cili është një nga komponentët kryesorë për përfundimin e shkollës së mesme dhe vijimin e studimeve në nivel universitar.