“Maskara, i sëmurë mendor”! Laerti përlotet dhe shpërthen ndaj Gertit: Shpifës i ndyrë, me kë fjete në 1 dhjetor?

Një debat i ashpër mes Laertit dhe Gertit ka tronditur shtëpinë, duke nxjerrë në pah tensione të forta dhe akuza të ndërsjella. Gjatë përplasjes, Laerti u përlot, duke shprehur zhgënjimin e tij për Gertin, të cilin më parë e kishte konsideruar mik, por tani e akuzon për shpifje dhe hipokrizi.

Laerti: Në çfarë shtëpie je gdhirë bashkë me mua, duke festuar? Solle histori nga jashtë dhe po shpif pa mëshirë.

Gerti iu kundërpërgjigj akuzave të Laertit, duke e quajtur të pavend sjelljen e tij dhe duke theksuar se ai ka një familje dhe fëmijë të vegjël që e ndjekin nga shtëpia.

Gerti: A je në terezi apo jo? Turp të të vijë, se kam fëmijë të vegjël dhe unë.

Laerti: Maskara, do hap llogarinë që të shohin sa më detyrohesh.

Laerti ngriti pretendimin se Gerti i ka borxhe financiare dhe se është gati të hapë llogaritë për të treguar të vërtetën para gjithë publikut.

Gerti: 52 vjeç burrë dhe flet kështu. E ke humbur logjikën.

Laerti: O i sëmurë mendor! Pas sherrit që patëm vite më parë, më ke kërkuar falje në gjunjë. Tha ‘më fal’ kur kuptove se unë nuk të kisha ofenduar.

Debati mes dy banorëve zbuloi edhe një konflikt të vjetër që ka ndodhur mes tyre në vitin 2015. Sipas Laertit, atëherë Gerti e kishte sulmuar për një fjalë të thënë në greqisht, të cilën ai e kishte keqkuptuar si ofendim.

Laerti: Më sulmove në 2015 për një fjalë në greqisht, që e cilësove ofendim. Por pastaj, kërkove ndjesë kur kuptove që nuk të kisha fyer.

Gerti:Ti je i prirur të nxjerrësh të kaluarën për të manipuluar situatën. Nuk kam asgjë për të të kërkuar ndjesë.