EMRI/ Mashtroi pronarët e 3 bizneseve dhe u zhvati 160 mijë lekë, pranga 34-vjeçares në Korçë

KORÇË– Një 34-vjeçare është arrestuar në Korçë pasi ka mashtruar pronarët e 3 bizneseve dhe ka arritur që t’u zhvatë atyre 160 mijë lekë të rinj.

 

 

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Si rezultat u arrestua Rezarta Laçka 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.