Mashtroi një vajzë të re, e mori në banesë dhe e ngacmoi seksualisht, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar një 24-vjeçare për ta çuar në banesën e tij, ku më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas uniformave blu, shtetasi S. K., 38 vjeç, po kërkohet nga autoritetet, ndërsa po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbuluar detaje të mëtejshme mbi këtë rast.