Mashtroi me emrat e politikanëve, kalon për gjykim dosja e Florjan Gjergjit


Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të Florjan Gjergjit, i cili akuzohet se për mashtrim.

Mësohet se dosja ka kaluar për gjykim në mungesë, ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe 2 procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Sakaq, Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës, ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtor apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit të fundit, ku një biznesmeni nga Librazhdi i’u morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.