Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për para, arrestohet 28-vjeçari dhe bashkëpunëtori

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan dy persona, Lubjan Camema dhe Bernard Kiptiu, për një skemë mashtrimi me rrëmbim të rremë. 28-vjeçari kishte krijuar një histori false duke frikësuar babain e tij, B.C., se ishte rrëmbyer dhe kërkoheshin para për lirimin e tij.

Babai i viktimës tentoi të përmbushte kërkesat e “rrëmbyesve”, por B.K., 45 vjeç, u kap në flagrancë gjatë tentativës për marrjen e shumës. Pak metra larg, policia arrestoi edhe 28-vjeçarin, i cili dyshohet se kishte marrë makinën e babait të tij dhe e kishte shitur pa lejen e tij.