Mashtrimi me vizat amerikane, reagon Ambasada e SHBA: Kujdes nga mashtrimet online, aplikimet dorëzojini vetë!
Ambasada e SHBA ka reaguar pas zbulimit të një skeme mashtrimi me vizat amerikane. Ambasada i bën thirrje aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza.
Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.
Reagimi:
Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.
Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.