Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi 12 nga 20 masat e sigurisë në kuadër të një operacioni policor kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha duke vijuar për ta arresti në burg. Ndërkohë për 6 të tjerë masa është ndryshuar nga arrest në burg në detyrim paraqitje, dhe për dy është vendosur arrest shtëpie.
Arrest në burg:
1. Pirro Verdhi
2. Valentino Leka
3. Ridvan Nuhiji
4. Nexhmedin Sali
5. Muhamed Saraçi
6. Evis Sopi
7. Frederik Sinanaj
8. Tedi Agastra
9. Armando Gjoçi
10. Genci Sula
11. Dorian Dodaj
12. Denard Dani
Detyrim paraqitje:
1. Arlin Kajo
2. Aldi Ruli
3. Riduan Bajrami
4. Spartak Gjoçi
5. Arbëror Agastra
6. Jonid Lazaj
Arrest shtëpie:
1. Aurora Bregu
2. Lidra Leka
Policia ekzekutoi të hënën 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre sipas organit hetues në mënyrë të paligjshme. Ndërsa personat e tjerë jane bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha. Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.