Mashtrime, ngacmime se*ksuale, konflikte dhe dhune, arrestohen dhe procedohen disa persona në Korçë
Korçë: Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme kriminale
Policia e Korçës ka ndërmarrë veprime të shumta gjatë ditëve të fundit, duke ndaluar dhe proceduar shtetas të ndryshëm për një sërë veprash penale në juridiksionin e saj.
Mashtrim:
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka ndaluar shtetasin A. T., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Drejtim i automjetit në gjendje të dehur:
Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. Sh., 43 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ngacmim seksual:
Komisariati i Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasin Z. C., 38 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një 28-vjeçareje.
Konflikt mes të rinjve:
Një 17-vjeçar është proceduar penalisht pas një konflikti me dy bashkëmoshatarë, të ndodhur për motive të dobëta.
Dhune dhe konflikte personale:
•Në Kolonjë, shtetasi F. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bejkovë, është proceduar penalisht pasi ka goditur me grusht një 45-vjeçar për motive të dobëta.
•Në Maliq, shtetasi O. Q., 47 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila tashmë është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
•Shtetasi A. L., 34 vjeç, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka shqetësuar një 17-vjeçare nëpërmjet telefonit.
Materialet procedurale për të gjitha rastet janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.