Masat ajrore të nxehta nga Afrika, si ndryshon moti gjatë fundjavës


Gjatë fundjavës do të ketë një rritje të temperaturave për shkak të depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan, mbi një pjesë të europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për motin gjatë fundjavës.

Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

Check Also

Nelson Hysa kampion Europe, fiton titullin WBO për peshat e rënda

Nelson Hysa ngre sërish lart flamurin kuqezi, duke marrë titullin e parë europian WBO për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *