Masakroi me thikë bashkëshorten duke i marrë jetën, publikohet fotografia dhe emrat e çiftit amerikan turist në Shkodër
Publikohet fotografia e çiftit amerikan protagonist të ngjarjes së rëndë në Shkodër.
60-vjeçarja Sandra Saporito viktimë pas goditjes me thikë të bashkëshortit Brandon Saporito.
Sandra është vrarë me mjet prerës nga bashkëjetuesi i saj 57-vjeçar, gjithashtu shtetas amerikan.
Ngjarja ka ndodhur brenda një hoteli, ndërsa pas krimit, autori ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët. Ai është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë