Masakroi fqinjin 82-vjeçar me thikë e çekiç, policia arreston Fation Janinën (DINAMIKA E NGJARJES)
- 31 December, 2024


Pak orë ka zgjatur arratia e Fation Janina, autorit të ekzekutimit të 82-vjeçarit Paulin Gina në Durrës. 39-vjeçari masakroi me thikë e çekiç të moshuarit, me policinë që ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes së rëndë.
Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) kane çuar policinë në dyshimet se autori ka qene person qe njihet me viktimën.
Sapo kane nisur hapjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.
Menjëherë policia ka nisur marrjen në pyetje dhe janë ushtruar kontrolle në banesa.
Pasi kanë siguruar informacione nëpërmjet rrugëve operative dhe i kane bashkëngjitur dhe hetimet qe janë bere, blutë e qytetit të Durrësit kane konstatuar armët e krimit ne banesën e Fation Janinës. 39-vjecari sipas te dhënave është konsumues alkooli dhe dyshohet qe mund të këtë qene dhe i pire kur ka ndodhur ngjarja.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ